Bllokohet AKP: Pa bord s’ka privatizim

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sqaron opinion se arsyeja e vetme pse nuk po shpallë valë të reja për shitje të aseteve është mungesa e Bordit të Drejtorëve.

AKP shpreson se në afatin sa më të shpejtë të mundshëm të bëhen emërimet e drejtorëve të Bordit. Agjencia siguron se posa të formohet Bordi i Drejtorëve do të vazhdohet me shitjen e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, në përputhje me Ligjin e AKP-së në gjithë territorin e Kosovës pa dallime se në cilat komuna gjenden pronat shoqërore.

 

AKP e zhvillon procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre sipas Ligjit të saj në gjithë territorin e Kosovës dhe  ligji i AKP-së nuk parasheh privatizim në baza etnike.

AKPnjoftoi gjithashtu se e ka të shtrirë autoritetin e vet në gjithë territorin e Kosovës ku përveç pesë zyrave të saja rajonale (në Prishtinë, Gjilan, Prizren, Pejë dhe Mitrovicë), ka të hapura dhe zyra funksionale satelitore edhe në vendbanime me shumicë serbe në Shtërpce e Leposaviç.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bllokohet-akp-pa-bord-ska-privatizim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala