Bllokada politike e bllokon edhe zhvillimin ekonomik

Autori:Avdyl Pajaziti

Bojkoti institucional nga ana e opozitës, pos problemeve politike, ngërthen në vete edhe një varg cështjesh të natyrës ekonomike, si rrjedhojë e mosshqyrtimit të ligjeve të cilat kanë mbetur pengë të situatës institucionale.
Ndërkaq sfidë kryesore, nëse edhe më tej e kemi të njëjtën situatë, është miratimi i buxhetit për vitin 2016.

Ish-ministri i Financave dhe deputeti nga radhët e PDK-së, Besim Beqaj, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se bojkoti institucional nga opozita përcon mesazhe negative si në aspektin e zhvillimit të demokracisë, ashtu edhe në atë të politikbërjes dhe ekonomisë.

Blerim Grainca e ka vlerësuar të dëmshëm bllokimin institucional nga opozita. Ai ka deklaruar se bllokada e fundit në Kuvend vërtetë është pengesë e madhe sa iu përket cështjeve të mëdha me të cilat duhej të merreshin Kuvendi dhe Qeveria.

Ndërkaq, Berat Thaqi nga Instituti për Studime të Avancuara (GAP) ka thënë, nëse zgjat edhe më tutje bllokimi i Kuvendit, sfida më e madhe do të jetë miratimi i Ligjit të Buxhetit për vitin 2016.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bllokada-politike-e-bllokon-edhe-zhvillimin-ekonomik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala