Blinte produkte me euro false, arrestohet 28-vjeçari

Autori:Gazeta Fjala

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi kishte bërë disa blerje me kartmonedha euro të falsifikuara.

Në sajë të operacionit të koduar “Kartmonedha”, janë sekuestruar në total 1070 euro, dhe dy kilogramë kanabis.

Pas një hetimi 2 mujor u zbulua se fillimit Florjan Kasneci, tashmë në pranga, ka blerë disa produkte ushqimore në një fast food me kartmonedhë 50 euro të falsifikuar.

Në momentin që ai u kap në flagrancë kishte të fshehur në xhep 1 mijë euro, 10 copë të prerjes 100 euroshe, të dyshuara si të falsifikuara.

Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e Kasnecit u gjetën edhe 20 euro të falsifikuara dhe 2 kg kanabis sativa. Ndërkaq, policia ka dokumentuar se ai ka blerë edhe në dy dyqane të tjera me euro false

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/blinte-produkte-me-euro-false-arrestohet-28-vjecari/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala