Blerim Kuqi: Sokol Dobruna është lopë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një nga ish komandantët e UÇK-së, Blerim Kuçi e ka quajtur lopë ish-Kryetarin e Gjykatës Ushtarake të UÇK’së.

“Dobruna është lopë, s’kam përgjigje më adekuate për të. Nuk mund t’i them as me rrotulla nëna e viçit”, tha Kuçi në emisionin Info Magazinë të Klan Kosovës.

Këto epitete të rënda vijnë pas deklaratave të Dobrunës se Kuçi ishte dënuar me pushkatim në kohën e luftës, të bëra në të njëjtin emision.

“Kuqi ishte dënuar me pushkatim dhe unë e pata thirrur edhe babanë e tij ta shohë për herë të fundit”, kishte thënë Dobruna. Kuqi, në anën tjetër ka deklaruar të mos ishte as në dijeni që ishte i dënuar, përderisa nuk ka folur më gjatë me arsyetimin se nuk dëshiron të flas.

“Me heshtjen time po i bëj nder luftës dhe UCK-së. Ky është gjest patriotik”, tha Kuqi. Ai është shprehur të ketë qenë në luftë komandant i rreth 2500 ushtarëve. Ai ka mohuar se rasti i tij lidhet me rastin Kleçka. “Edhe nëse më thërrasin për të dëshmuar sërish, asnjëherë nuk do ta bëj një gjë të tillë”, tha Kuqi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/blerimt-kuqi-sokol-dobruna-eshte-lope/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala