Blendi Fevziu: Pyetne Berishën pse u prishi me mua

Gazetari Blendi Fevziu ka rrëfyer prapaskenat e emisionit “Opinion”, raportet e tij me politikanët e njohur.
Në një intervistë për suplementin e së shtunës “Panorama Plus”, ai është rrëfyer lidhur me marrëdhëniet me Berishën dhe prishjen e miqësisë.
Pyetur për faktin pse Berisha që vinte aq shpesh në studion e tij, nuk po shfaqet më, edhe për zërat që i kanë prishuar marrëdhëniet, Fevizu përgjigjet:”Unë kam pasur një raport miqësor me zotin Berisha.
Në këto 25 vite gazetari, kam krijuar marrëdhënie me pothuajse gjithë njerëzit e rëndësishëm në vend, por Berisha dhe pak të tjerë kanë qënë miq.