Blen Google.com për 12 dollarë…vetëm për 1 minutë

Autori:Gazeta Fjala

Edhe nëse nuk keni informacion rreth emrave të ‘domain’-eve ose vlerës së tyre, me siguri e mendoni se Google.com mund të jetë në shitje vetëm për shuma jashtëzakonisht të mëdha. Por një student dhe ish-punonjës i Google, Sanmay Ved arriti ta blejë atë vetëm për 12 euro, por e kishte atë në pronësi vetëm për një minutë.

Këtë përvojë ai e postoi në “LinkedIn”, Ved tha se po bënte një kërkim të rastësishëm të emrave të “domain”-eve, kur gjeti se Google.com ishe e lirë.

Ai klikoi për të kryer pagesën dhe pronësia e Google.com kaloi tek ai, megjithëse për vetëm 1 minutë. Gjatë kohës që Ved ishte “pronar” i Google.com, ai tha se kishte marrë mesazhe nga webmasteri i Google, si edhe njoftime nga faqe të tjera interneti, të cilat janë në pronësi të Google, duke treguar se në të vërtetë ishte pronar i saj.

Për këtë rast, Google pranoi gabimin për atë që ndodhi. Por ky nuk është rasti i parë që “domain” shiten me çmime jo reale. Rreth një vit më parë një domain me vlerë rreth 15 mijë dollarë u ble nga një person për vetëm 10.99 dollarë./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/blen-google-com-per-12-dollare-vetem-per-1-minute/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala