Blair lavdëron ekonominë kineze

Ekonomia kineze sipas ish kryeministri britanik Tony Blair mbetet “një motor i rritjes” për ekonominë botërore. Ai e bëri këtë koment gjatë një interviste dhënë në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit.
“Jam i mendimit se është e pashmangshme që Kina të ketë një fazë të re zhvillimi dhe nëse është shënuar një rënie në dy shifra, përsëri rritja 7% mbetet e forte”
“Shuma e përgjithshme e rritjes së ekonomisë kineze është e njejtë edhe kur rritja është 10% pasi kemi të bëjmë me madhësinë e kësaj ekonomie, që tashmë është rritur shumë. Pra mendoj se Kina do të vazhdojë të mbetet një motor i fuqishëm për ekonominë botërore”, ka deklaruar Bleir.