Biznesi i hoxhallarëve (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Të dish arabisht dhe të mbash titullin hoxhë për dikë del të jetë biznes shumë më i mirë se të punoj ndonjë punë tjetër. Gazeta Fjala mëson se disa hoxhallarë në Dyseldorf të Gjermanisë e kanë kthyer në biznes fitimprurës shërbimin e tyre fetar.

Madje këtë nën autoritetin e Qendrës Kulturore Islame në këtë qytet. Përfaqësuesit e komunitetit fetar mysliman boshnjak e kanë caktuar çmimoren për secilin shërbim që e ofrojnë për komunitetin.

Më së liri kushton një jasin (këndimi i kaptinës Jasin nga libri i shenjtë islam Kur’ani), të cilin hoxhallarët e kësaj qendreje e këndojnë për 10 euro.

Ndërkaq, myslimanët që zgjedhin të këndojnë Mevlud duhet të mendohen dy herë nëse do ta bëjnë këtë në shtëpi apo në xhami.

Mevludi në shtëpi, sipas çmimores së publikuar, kushton 50 euro ndërsa në xhami 70 euro, transmeton Gazeta Fjala.

E në rastet kur ndodhë ndonjë vdekje familjarët duhet të përgatiten për pagesë mjaft të majmë pasi e tërë ceremonia nga përgatitja e xhenazes e deri të namazi i të vdekurit do të kushtoj mbi 150 euro.

Nëse kjo përcillet me hatme (këndim i tërë Kuranit) atëherë kostoja rritet edhe për 150 euro.

E gjithë kësaj i shtohen edhe shpenzimet tjera për transportin dhe shpenzimet e rrugës së hoxhës nëse kërkohet shërbimi i tij jashtë territorit ku ai administron./Gazeta Fjala/.

12233473_10207809140735336_469156688_n

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/biznesi-i-hoxhallareve-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala