Biznesi i grave të Krushës edhe në tregun evropian

Autori:Avdyl Pajaziti

Lufta u mori gati çdo gjë. Mbi 220 burra të fshatit u vranë. Ata pas vetës lanë gra e fëmijë. Kjo është tragjedia që forcat serbe, në mars të 99-ës, kryen në fshatin Krushë e Madhe. Të mbijetuarave u mbetën vetëm tokat, mbi të cilat kishin mbetur rrënojat e shtëpive të djegura. E pa shpresë dukej jeta pas luftës në këtë fshat. Dhembja atje, nuk u ndal kurrë.

Gratë e veja shpresë të vetme kishin trashëgimtarët që u lanë burrat e tyre. Ata duhej rritur shëndosh e mirë. Ky do të ishte edhe amaneti i gjithsecilit. Gratë iu përvishen punës së “rëndë”. Punë që do ta bënin burrat e tyre nëse do të ishin gjallë.

Fahrije Hoti, gruaja e parë e fshatit me “duar të forta”, nisi të punojë me bujqësi. Asaj më pas iu bashkuan edhe gra të tjera të fshatit. Ato së bashku, arritën që në vitin 2005 të bëjnë kooperativën e parë bujqësore. Sot, kooperativa bujqësore “Krusha” ka 36 punëtorë e që po synon shumë shpejtë të rrisë numrin në 40.

Shtatori, muaji i përgatitjes së ajvarit dhe turshisë, i gjen gratë e Krushës mjaftë mirë të përgatitura. Këtë vit, synojnë të përpunojnë rreth 40 ton, ku një masë e madhe pritet të kaloj edhe në tregun evropian.

Një pjesë e madhe e prodhimit këtë vit do të shkojë drejtë Zvicrës.

Menaxherja e kooperativës, Fahrije Hoti thotë se këtë vit kanë bashkëpunuar me Shqipërinë, nga ku edhe kanë siguruar lëndën e parë.

“Vitin e kaluar kemi pas probleme me të reshura, dhe speci nuk i ka përballuar, e nuk ka pas prodhim shumë, nuk ka pas frutë në fusha, dhe kemi pas mungesë të furnizimit me lëndë të parë. Kemi stagnuar diku në muajin dhjetor, e kemi përfunduar edhe shitjen, kështu që prapë kemi qenë pasiv. Për këtë arsye këtë vit kemi bashkëpunim me Shqipërinë, kemi siguruar lëndë të parë derisa këtu nuk kemi pas, ndërsa tani ka filluar edhe në tregun tonë. Kështu që tash jemi duke u furnizuar mirë prej fermerëve”, thotë ajo.

Fahrija rrëfen vështirësitë që kanë pas ndër vite. Por, tani ajo thotë se po iu ecën mirë dhe vështirësi kanë vetëm në rastet e ndryshimit të klimës.

“Ka qenë shumë e vështirë, më 2005 kur kam filluar deri në 2010 kanë qenë ato hapat para dhe pas, një kohë zhgënjehesha, një kohë u fuqizofsha, por prapë vazhdoja. Nga 2010 deri tash nuk kam shumë vështirësi, se kam inkuadruar kuadrat ë reja në punë, kam gra që janë të profilizuara në punën që e bëjnë dhe kështu që unë jam pak më e lirë”, thotë ajo.

– See more at: http://lajmi.net/biznesi-i-grave-te-krushes-edhe-ne-tregun-evropian/#sthash.EJCM3CLv.dpuf

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/biznesi-i-grave-te-krushes-edhe-ne-tregun-evropian/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala