Bizneset shpalosin problemet e tyre para kryeministrit

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pati një takim me bizneset kosovare ku përmendi të arriturat e Qeverisë që ai udhëheq gjatë gjashtë mujorit të parë të  këtij viti.

Mustafa tha se është arritur që bizneset të kenë kushte më të mira të punës për dallim prej viteve të kaluara duke ulur kështu edhe kamatat  për kredi për biznese nga 8.2 % në 6.2 % të cilat sipas tij ndihmojnë në lehtësimin e punës së bizneseve, njofton Klan Kosova.

Kryeministri Mustafa përmendi edhe investimet e mëdha kapitale në vend si ai i termocentralit “Kosova e Re” i cili do të kushtoj 1 miliardë euro ndërsa përmendi edhe se është në bisedime me kompani amerikane sa i përket këtij projekti.

Më pas, kreu i Qeverisë tha se një investim tjetër kapital që pritet të realizohet gjatë qeverisjes së tij është edhe rezorti i Brezvivices që pritet të ketë investim 400 milionë euro dhe do të gjenerojë 3000 vende të reja të punës.

Keyëetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se pavarësisht uljes së kamatës dhe përpjekjeve për të ndaluar korrupsionin, bizneset e huaja dhe vendore po përballen me një problem të ri që është mungesa e energjisë dhe çmimi i lartë i saj.

Prodhuesit u shprehën se Qeveria duhet të foksuohet më shumë që të përkrahë pordhimet vendore dhe ky sektor të jetë pikë strategjike e Qeverisë.

Këtu u tha se Qeveria shumë shpejt do të aprovojë pakon e re fiskale ku pritet që disa produkteve t’u hiqet TVSH.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bizneset-shpalosin-problemet-e-tyre-para-kryeministrit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala