Bizneset serbe lirohen nga taksat

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas kthimit nga Tirana, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u ka bërë thirrje bizneseve që të investojnë në “Kosovë e Metohi”, duke iu referuar Republikës së Kosovës.

Ai i ka siguruar bizneset të cilat do të investojnë në Kosovë se do të lirohen nga taksat.

“Ne kemi marrë më vendim, për të ndarë mënjanë një pjesë të fondeve për të subvencionuar vende të reja pune në Kosovë dhe Metohi”, u shpreh Vuçiq.

Ai u ka kërkuar bizneseve serbe ide konkrete për investime në Kosovë, duke vlerësuar se Kosova ka numrin më të madh të papunëve në Evropë dhe se ka shkallën më të re të popullsisë në Evropë, transmeton Lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bizneset-serbe-lirohen-nga-taksat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala