Bizneset profitabile e jo të shëndetshme për shoqërinë, tatimohen me 20,000 euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Lojërat e fatit, motelet dhe disa veprimtari të tjera në Komunën e Ferizajt që autoritetet komunale po i quajnë shumë profitabile e jo të shëndetshme për shoqërinë, pritet të ngarkohen me taksa vjetore të larta, madje ato mund të mbërrijnë deri në 20 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Xhavit Zariqi, nënkryetar i Ferizajt, ka vlerësuar se këto veprimtari nuk mund të ndalohen, sepse ua lejon ligji. Por meqë sipas tij disa biznese janë profitabile dhe nga ana tjetër nuk janë të shëndetshme për shoqërinë, Komuna do t’i ngarkojë me taksa të larta ato.

“Ka qenë një vendim i Kuvendit paraprak që të shlyhen taksat e bizneseve, por tani me rregulloren e re kemi paraparë që disa biznese megjithatë duhet të paguajnë taksa dhe bëhet fjalë për biznese profitabile e jo shumë të shëndetshme për shoqërinë tonë”, ka thënë Zariqi.

Ky hap sipas tij do marrë formën e tij që në mbledhjen e radhës së KK-së. Sipas Zariqit, këto veprimtari nuk do të duhej të ishin prezente në këtë mjedis, por që sipas tij ligji e mundëson një gjë të tillë. /koha/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bizneset-profitabile-e-jo-te-shendetshme-per-shoqerine-tatimohen-me-20000-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala