Bizneset me zyre në Kuvend të Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë vendim që Komiteti i Bizneseve në Kosovë tash e tutje të kenë një zyrë  në Kuvend. I pari i legjislativit ka thënë se qëllimi i hapjes së kësaj zyre është që në hartimin e ligjeve të jenë të përfshirë edhe komuniteti i biznesit.

Nga kjo, Veseli ka thënë se synohet të ketë edhe ndikim në ekonominë  e vendit. Përderisa  kë bërë të ditur se së bashku me këtë zyrë do të jetë edhe bordi i pavarur i ankesave.

Ndërsa, Agim Shahini, kryetar i komitetit të bizneseve në Kosovë shprehu falënderimet e tij për hapjes e kësaj zyre, duke thënë  se kjo do të ndikoj në ekonominë e vendit dhe prodhuesit vendor.

Përderisa Shahini bordin për shqyrtimin e ankesave e cilësoi si një hap të rëndësishëm pasi që rreth 70% e lëndëve në bord janë kthyer në shqyrtim.

Edhe drejtori i EIC Shpend Balija, ka mirëpritur hapjen e kësaj zyre nga kryeparlamenti Kadri Veseli, teksa ka thënë se kjo zyre ka shumë punë për të bërë.

Në rastin e mos zbatimin të kontratave të punës nga punëdhënësit në Kosovë ka reaguar edhe  Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija. Ai iu është drejtuar një raporti i cili Kosovën e kishte radhitur në vendin e 138 për mos zbatimin e kontratave. Teksa ka thënë se këtu duhet të ketë ndërhyrje menjëherë.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe 10.500 lëndë të cilat janë të bllokuara në sistemin gjyqësor në Kosovë. Ku si shkak i këtyre lëndëve, mbahen të bllokuara 250 milionë euro që sipas tij tani është koha e fundit që të zhbllokohemi nga kjo gjendje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bizneset-me-zyre-ne-kuvend-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala