Bizneset lëshojnë kuponë fiskalë falsë

Autori:Avdyl Pajaziti

Me fillimin e rimbursimit të mjeteve nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) për qytetarët, të cilët i kanë dorëzuar plikot me kuponë fiskalë, kanë dalë në shesh edhe manipulimet e bizneseve.

Disa prej këtyre bizneseve janë duke iu lëshuar masivisht qytetarëve kuponë jo të rregullt fiskalë, duke iu shmangur kështu pagesës së tatimeve.

Komisionarët për verifikimin e plikove në ATK, të cilët verifikojnë vërtetësinë dhe validitetin e kuponëve fiskalë, vetëm gjatë tremujorit të kaluar (korrik, gusht dhe shtator) në plikot e dorëzuara nga qytetarët, kanë gjetur 1.850 kuponë jo të rregullt fiskalë.

Disa prej kuponëve të falsifikuar, (jo të rregullt), janë të bizneseve të vogla, por njëri ndër to ka qenë i një biznesi të madh, i cili ka një rrjet të madh të supermarketeve në Kosovë.

Gazeta “Zëri” ka arritur që të sigurojë tre kuponë jo të rregullt, dy të falsifikuar, ndërsa njërit i mungojnë disa të dhëna bazë, përfshirë edhe stemën e Ministrisë së Financave.

ATK-ja ka konfirmuar se këta kuponë nuk janë të rregullt, duke specifikuar mangësitë te të gjithë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bizneset-leshojne-kupone-fiskale-false/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala