Bizneset europiane dhe refugjatët

Autori:Zekirja Shabani

Daniel Bapinga e pëlqen punën e tij në hotelin Magdas në Vjenë, ku ai punon në njëbar, shërben mëngjesin dhe përgatit dhomat. Familja e tij u largua nga Kongo drejt Austrisë gjashtë vjet më parë, kur fluksi i refugjatëve në Europë ka qenë vetëm një fraksion iditëvetësotme. Ai është sistemuar mirëdhe thotë se”kur dikush shkon diku,e ka vetë për detyrë të integrohet, është ai që duhet të ndjekërregullat”.

Në hotelin prej 78 dhomash, qëu hap në shkurt nga Caritas, një organizatëbamirësie, 20 nga 31 persona tëstafit janë refugjatë, si z. Bapinga. (Motoja e saj është: ‘Qëndroni mendjehapur’) Ata janë nga 16 vende përfshirë Bangladeshin, Ganën dhe Iranin, dhe sëbashku flasin 27 gjuhë. Menyja e restorantit është më e larmishme se në shumicën e hoteleve vjeneze.

Menaxheri i hotelit, Sebastiaan de Vos, thotë se të punosh me refugjatët është kryesisht diçkae mirë, por ai tregohet edhe i sinqertë në lidhje me disa probleme. Hoteli është i mbingarkuar në staf. Trajnimi kërkon 60% të orëve të përgjithshme të punës. Punonjësve nervozë, me pak kualifikime dhe pak përvojë pune, duhet t’i tregosh në mënyrë të vazhdueshme se si të kryejnë detyra të thjeshta. Disa burra të cilët refuzuan të merrnin urdhra nga një shefe femërna është dashur të mos i pranojmë në punë.

Disa kanë ardhur të traumatizuar, përfshirë edhe një kuzhinier afgan me kujtimetë tmerrshme nga torturae talebanëve. Ai nuk e zgjati shumë në punë.

Megjithatë, eksperimenti Magdas ia vlen të analizohet, shkruan The Economist. Së pari, për shkak se Europa ka nevojë urgjente për ide se si të integrojëmë mirë numrin e madh të tësapoardhurve. Dhe së dyti, sepse duke qenë se shoqëritë europiane po rriten në moshë, shumë biznese po përballen me rritje të mungesës së punonjësve-kështuqëpër ta, problemi i refugjatëve tëEuropës shërben si një zgjidhje potenciale.

Refugjatët (ata që kanë të drejtëne qëndrimit, larguar nga persekutimi) dhe azilkërkuesit (ata që kërkojnë njohjen si refugjatë) po dynden drejt Bashkimit Europian në numër më të madh se në çdo kohë që nga pasojat e Luftës së Dytë Botërore. Javën e fundit, zyrtarët gjermanë thanë se deri më tani këtë vit janë regjistruar 1 milion refugjatë- gjysma nga Siria dhe shumë të tjerë nga Afganistani dhe Iraku. Suedia pret rreth 200,000. Vitin e ardhshëm shifra mund jetë po e njëjtë.

Të sapoardhurit janë zakonisht shumë më të rinj se sa popullatat e vendeve që ata po i drejtohen, sikundër ndodh me popullsinë e tyre emigrante në përgjithësi. Eurostat, agjencia e statistikave të BE-së, thotë se nga 729,000 azilkërkues të regjistruar në mes të majit dhe tetorit, 82% ishin më të rinj se 34 vjeç. Mosha e tyre mesatare është rreth gjysma e asaj të gjermanëveqë është 46 vjeç. Disa nga të ardhurit kanë një arsim tëulët, por sikundër tregojnë anketat e refugjatëve tëHolandës, ka shumë nga ata qëkanë arsim të mesëm dhe madje edhe edukim të nivelit universitar, veçanërisht ata qëi largohenkonflikteve të Sirisë. Dhe një pjesë e konsiderueshme kanë aftësi dhe përvojë në profesione të ndryshme.

Ata po mbërrijnë në një periudhë kur europianët priren gjithmonë e më pak për të kryer punë që kërkojnë pak kualifikim, dhe ndonjëherë i mungojnë aftësitë për ato më të kërkuarat. Gjermania gjithashtu ka nevojë për 173,000 punëtorë të trajnuar në matematikë, IT, shkenca natyrore dhe lëndët teknike (njohur si punë MINT) dhe kjo mungesë pothuajse mund të katërfishohet në vitin 2020, nëse nuk do të merren masa shtesë. Firmat e vogla, sidomos prodhuesit në Mittelstand, luten për praktikantë.

Një studim i 3,000 firmave të tilla në Gjermani ka gjetur se shumica janë të shqetësuar në lidhje me rekrutimin dhe mbajtjen e stafit të kualifikuar. Mbi 1,000 punëdhënës ofrojnë punë dhe kurse zanatinëworkeer.de, një website që synon veçanërisht refugjatët.

Një faqe interneti e qeverisë suedeze liston 80 biznese, nga thertore deri tek asistentë për mami, të dëshpëruar për punëtorë më të kualifikuar.

Por, për shumicën e refugjatëve, rruga më e lehtë për të punuar, ashtu sikundërtregon zoti Bapinga, do të jetë në profesionet që kërkojnë pak kualifikim, të atij lloji qëeuropianët përçmojnëgjithmonë e më shumë. Parukeria është tipike:”Gjetja e të punësuarve është problem kryesor për sallonet”, thotë Kerstin Lehman, përfaqësues i L’Oreal në Dyseldorf, prodhues i produkteve të flokëve dhe kozmetikës. Gjermania kishte 40,000 stazhierë tetë vjet më parë, thotë ajo, por ka vetëm 25,000 tani. Gjermanët e rinj preferojnë të studiojnë për të tjera fusha; përpjekjet e fundit në rekrutimin e parukierëve nga vendet e Europës Jugore kanë dështuar të sigurojnë volumin e kërkuar.

Është e njëjta histori në biznesin e hotelerisë, sidomos në Skandinavi. Henrik Dider i Scandic Hotels, me një personel prej 7,000 njerëzish në80 hotele në Suedi, thotë se suedezët e rinj po u shmangen studimeve për hotelieri dhe katering, pikërisht kur industria po rritet me shpejtësi. Visita, një organ i biznesit të hotelierët, raporton mungesa kronike të shefave të kuzhinës, kamerierëve, receptionistëve dhe portierëve.

Mungesat e punës janë edhe më të mprehta në zonat e thella dhe ato rurale, të tilla si Norvegjia veriore. Fermat e salmonit aty kanë nevojë për punëtorë në pastrimin e peshkut, një punë që vendasit e përçmojnë dhe refuzojnë.

SalMar, një fermer i madh, mburret se ka punëtorë nga 23 nacionalitete-emigrantë më shumë se refugjatë- në fabrikën e tij kryesore pranë Trondheim. Gjysmëprodhuesit për industrinë e naftës dhe gazit tëNorvegjisë gjithashtu shfaqin një nevojë të ngutshme për punëtorë: ManpowerGroup, një agjenci rekrutimi, ka rregulluarqindra refugjatë nga qendrat e risistemimit në punë të përkohshme në industri që nga viti 2000. Refugjatët sirianë mund të vendosen aty ku emigrantët rusë dhe refugjatët e Sri Lanka Tamil kanë shkuar më parë.

Problemet afatgjata demografike të Europës nuk do të zgjidhen vetëm nga të sapoardhurit. Forca e përgjithshme e punës së Gjermanisë, për shembull, do të tkurret ndjeshëm në dekadat e ardhshme, pothuajse pa marrë parasysh se çfarë ndodh me migracionin. Megjithatë, OECD parashikon se refugjatët do të rrisin forcën e punës në Europë deri në 1 milion persona deri në fund të vitit 2016, një rritje prej 0.4% në pak më shumë se një vit. Në Gjermani, me një shtesë prej 430,000 punëtorësh, fuqia punëtore mund të rritet me 1%.

 

Nëse do të mund të zgjidhnit katër probleme

Megjithatë ekzistojnë një sërë problemesh qëpengojnë lëvizjen e qetë të refugjatëve në vendet e punës së Europës. I pari, dhe më i përhapuri, prej tyre është problemi ligjor. Amerika përgjithësisht lejon në territorin e saj njerëz që tashmë i ka ‘filtruar’ dhe njohur si refugjatë, dhe u lejon atyre të fillojnëpunën pothuajse menjëherë. Ka shumë punë me pagë të ulët në dispozicionpër ta dhe ata zakonisht integrohen dhe mësojnë anglisht, shpejt.

Europa kryesisht imerr azilkërkuesit dhe i lë ata të presin, ndonjëherë për vite me radhë, për statusin e refugjatit. Në këtë gjendje të paqartë juridike, ata zakonisht sigurojnë asistencëdhe strehim, por zakonisht i ndalohet të punojnëdhe madje edhe të marrin mësime të gjuhës të financuara nga shteti.

Europianët kanë qenë të ngadaltë të kuptojnë se përfshirja sa mëe shpejtëe të porsaardhurvenë tregun e punës është ‘mënyra e vetme’ për integrimin e tyre, thotë Demetrios Papademetriou i Institutit të Politikave të Migrimit në Uashington, DC. Lënia në pritje pa afatpër vendim ndaj azilkërkuesve e vështirëson edhe më shumë integrimin e tyre më vonë.
Një person nga Guineja-Bissauan tashmënë hotel Magdas, që flet rrjedhshëm shtatë gjuhë, i është dashur të priste një dekadë përpara se të mund të kërkonte punë.

Dhomat ekonomike të Gjermanisë dëshirojnë qëçdo azilkërkues i rekrutuar si praktikant të ketë të drejtën automatike të qëndrojëpër dy vjet pas përfundimit të trajnimit për zanatin. Përndryshe punëdhënësitnuk do të jenë tëgatshëmt’i marrin në punëata. Por për azilkërkuesit që nuk kanëshanset e sigurta për të fituar statusin e refugjatit, Zyra e Emigracionit ka thënë se qëndrimi i tyre do të mund të zgjatet vetëm nëse mësimika filluar kur ata kanë qenë nën 21 vjeç.

Qeveria gjermane po intensifikon pasiguritëpër punëdhënësit, duke konsideruar t’i japë fund dhëniesgatiautomatike të qëndrimevetë gjata për refugjatët sirianë dhe po i referohet sërish një sistemi më të hershëm të rishikimit rastpasrasti (së shpejti pritet një vendim për këtë). Vonesat ose do t’i detyrojnë azilkërkuesit të përfshihen nëpunë joformale apo në tregun e zi, ose do tëreduktojnë numrin e të punësuarve më vonë.

Pengesa e dytë për tësiguruarpunë për të ardhurit e rinj konsiston nëdështimin për të vlerësuar në mënyrë sistematike arsimimin dhe aftësitë e tyre. Ekzistojnë disa skema atykëtu, të tilla si ato sipas të cilave qeveritë shtetërore gjermane kanë punësuar agjencitë e rekrutimit për të identifikuar personat me aftësi të nivelit të lartë në mesin e grupeve të refugjatëve. SAP, një firmë gjermane software, dëshiron të ndërtojë një bazë të dhënash kombëtare për qeverinë federale, për të regjistruar dhe për të analizuar aftësitë e të gjithë azilkërkuesvedhe më pas t’i ndajëtë dhënat me punëdhënësit.

Por politikanët shfaqen të shqetësuar për çdogjë që mund t’i akuzojë ata se po inkurajojnëdyndjen e më shumë emigrantëve të të gjitha racave, kështu që ide tëtilla nuk kanëmundur të prosperojnë.

Pengesa e tretë e rëndësishme për t’i punësuar refugjatët ka të bëjë me njohjen e kualifikimeve të të huajve- qëështë edhe më e rëndësishme për shkak të kërkesave të tepërta të Europës për kredenciale. Pavarësisht nga nevoja në rritje për kujdestarët e të moshuarve në Gjermani, për shembull, aplikantët për punë duhet të kenë përfunduar tre vite trajnimi dhe tëkalojnënënjë provim me shkrim.

Qeveritë mund të gjejnë të paktën mënyrat për të përkthyer më shpejt dokumentet e punës. Në Suedi,sigurimi i njohjes së kualifikimeve të huaja zakonisht zgjat 11 muaj. Zyrtarët në Stokholm shpresojnë ta shkurtojnë atë kohë si pjesë e një plani për të reduktuar, nga gjashtë vjet në dy ose më pak, kohën mesatare që një i sapoardhur i mirarsimuar të shpenzojë për të gjetur një punë të përshtatshme. Aty ku sindikatat dhe punëdhënësit pajtohen se ka mungesa tëpunës, polehtësohen rregullat që të huajt të fillojnë të punojnë më shpejt. Ideja është që kjo të realizohet për rreth 20 vende të ndryshme pune në muajt e ardhshëm, thotë Soledad Grafeuille i agjencisë suedeze të punësimit.

Suedia ka identifikuar 1,700 mësues në mesin e refugjatëve të saj të sapoardhur. Ata do të përfshihen në një program të përshpejtuar duke filluar nga janari, që i përgatitata të punojnënë shkolla, veçanërisht ato në të cilat fëmijët refugjatë kanë shtuar numrin e klasave.

Fondacioni holandez, UAF, ndihmon refugjatët të përfundojnë studimet e tyre dhe të sigurojnë punë, për shembull duke certifikuar dokumentet dhe gjuhët e tyre. Njëri prej nxënësve më të shkëlqyer të tij është një kardiolog irakian, i cili mësoi holandisht në gjashtë muaj dhe tani punon si kirurg.

Megjithatë, në mënyrë tipike, refugjatët nuk kanë dokumentet për të verifikuar trajnimin dhe përvojën e tyre, kështu që më e mira është t’u mundësosh atyre tëprovojnë veten në vendin e punës. Duke filluar nga janari, Scandic Hotels do t’uofrojë rreth 50 refugjatëve mundësinë e një testimi në kuzhinën e tij dhe në verë do të vendosë nëse do t’i rekrutojë ata në një shkallë më të madhe. Znj. Lehmann i L’Oreal thotë se pesë praktikantët e parë potencialë përparukierëjanë rekrutuar gjatë këtij muaji në mesin e refugjatëve në Dyseldorf. Ajo do t’i provojëata për herë të parë te manekinët.

Në Holandë, Accenture po rekruton personat më të talentuar në mesin e refugjatëve. Manon van Beek i konsulencës sëmenaxhimit, thotë se 60 persona nga stafi po trajnojnë të ardhurit, duke i ndihmuar ata të përgatisin dokumentacionin dhe të sigurojnë njohjen e kualifikimeve të tyre.

Deri më tani firma ka listuar pesë persona për stafdhe pesë praktikantë me pagesë, përfshirë inxhinierë për programe kompjuterike, dhe ka ndihmuar të tjerët të gjejnë punë me klientët e saj.

 

Elokuente apo funksionale?

Detyra e katërt dhe e fundit është kapërcimii barrierave gjuhësore. Mësuesitstazhierë suedezë, për shembull, do të fillojnë përgatitjen për klasat me ndihmën e përkthyesve arabë, ndërsa do tëmësojnë në të njëjtën kohë gjuhën suedeze.

Kjo është më fleksibël se më parë. Në të kaluarën,aplikantët duhet ta flisnin rrjedhshëm gjuhën suedeze përpara se të fillonin ndonjë trajnim tjetër. Në të kundërt, edhe pse Gjermania ka mungesë të mjekëve, edhe të ardhurit e rinj më të mirëtrajnuar ende nuk mund ta ushtrojnë atë deri sa të perfeksionohen nëgjermanisht në një nivel të lartë të njohur si C1, i cili do vite të arrihet.

Një sërë firmash europiane po kërkojnë mënyrat për të ndihmuar të ardhurit tëpërmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore. Kompania e ujit tëBerlinit po hap një skemë trajnimi që përfshin mësimin e gjuhës. SalMar, firma e salmonit, uofron emigrantëve mësime të pastrimit tëpeshkut në gjuhënnorvegjeze. McDonalds në Gjermani po financon 20,000 kurse tremujore të gjuhës për refugjatët.

Një mësim nga e kaluara qëpërpiqet të integrojë emigrantët në Europë është se “ne nuk duhet të përpiqemi të jemi shumë të përsosur”, thotë Heinrich Rentmeister nga Boston Consulting Group. Edhe në rastin e mjekëve, elokuenca në çështjet jomjekësore nuk është e domosdoshme, vëren një zyrtar suedez që punon nëintegrimin e refugjatëve në tregun e punës. Qeveria është në kërkim të mënyrave që t’u mësojë refugjatëve”suedishten profesionale”, jo të shkruajnë ese mbi Strindberg.

Shumë punëdhënës në BE do ta mbështesnin mendimin e shefit të Airbus-it, Tom Enders, i cili shkroi në tetor se Gjermania ka nevojë për “kurajën për të eliminuar kontrollin” nga tregjet e punës për integrimin e punëtorëve të huaj. Por edhe pa një reformëtë ligjit të punës, qeveritë e BE-së mund t’i ndihmojnë qartësisht më shumë refugjatët në punë, si dhe të ndihmojnë punëdhënësit të plotësojnë vendet e punës që përndryshe do t’i mbeteshin vakant. Sikundër vëren shefi i Manpower, Jonas Prising, dyndjet në masëdrejt Europës paraqesin “një pasuri talentesh tëpashfrytëzuara”. Bizneset po fillojnë t’i njohin ata si të tillë. Edhe qeveritë duhet ta bëjnë diçka të tillë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bizneset-europiane-dhe-refugjatet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala