Bizneset e Ferizajit kërkojnë reforma

Autori:Zekirja Shabani

Bizneset e rajonit të Ferizajt kërkojnë reforma ekonomike për të përmirësuar ambientin në të cilin operojnë.

Të martën ata kanë zgjedhur në një Kuvend pune dhjetë delegatë që do t’i përfaqësojnë në Kuvendin e VI-të zgjedhor të Aleancës Kosovare të Biznesit, që do të mbahet me 15 prill në Prishtinë.

I pari i këtij asociacioni, Agim Shahini, para përfaqësuesve të bizneseve ka thënë e duhet të ketë një qasje krejtësisht të re institucionale karshi bizneseve.

Sipas tij, gjendja ekonomike në Kosovë është e vështirë dhe nisur nga kjo është e nevojshme përmirësimi i politikave ekonomike që do ta favorizojnë zhvillimin e bizneseve vendore.

“Brenda periudhës njëvjeçare për shkaqe të ndryshme janë shuar në shumë se 4000 biznese dhe janë humbur më shumë se 8 mijë vende të punës. Kjo tregon më së miri për gjendjen në të cilën ndodhemi”, u ka thënë Shahini pronarëve të bizneseve nga rajoni i Ferizajt.

Për më tepër, kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ndër arsyet që kanë ndikuar në gjendjen e bizneseve ka përmendur, politikat joadekuate fiskale, mungesën e mbështetjes institucionale karshi bizneseve vendore, korrupsionin, burokracinë, vonesat procedurale, kreditë dhe interesin e lartë bankar, si dhe mosfunksionimin e rendit dhe ligjit që jo pak herë i ka sjell probleme biznesit.

Shahini, ka përmendur edhe iniciativat që ka ndërmarr AKB-ja në përmirësimin e kushteve për të bërë biznes, duke përmendur me këtë rast vendimin e qeverisë për faljen e borxheve, i cili siç tha është bërë me iniciativën e tyre.

Ai ka përmendur edhe rezultatet e një hulumtimi, duke thënë se në periudhën 2010-2014, me vetë iniciativë janë hapur më shumë se 40 mijë kompani të reja, ndërsa janë mbyllur me shumë se 15 mijë biznese tjera.

“Nga kjo rezulton se pa punë kanë mbetur më shumë 31 mijë punëtorë. Shifër kjo që arsyeton ikjen e fundit të qytetarëve nga vendi”, ka thënë Shaini, duke u bërë thirrje institucioneve të shtetit që të fillojnë me procesin e reformave që do të mundësonin krijimin e kushteve për zhvillimin e bizneseve vendore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bizneset-e-ferizajit-kerkojne-reforma/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala