Biznes me tokën e Komunës (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Nga pronat e Komunës janë bërë milionerë. Dhjetëra hektarë tokë të Zonës Industriale në kufijtë me Fushë Kosovën i janë marrë Komunës së Prishtinës me qira.

Në këtë pronë komunale pa leje dhe pa pëlqimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës janë ndërtuar më se 20 ndërtesa pa leje nga bizneset që po e shfrytëzojnë tokën për përfitimet e tyre materiale.

Përveç që bizneset kanë ndërtuar pa leje para syve të Komunës, ata nuk kanë bërë pagesat e qirasë së tokës që e shfrytëzojnë në dy vjetët e fundit.

Në mesin e rreth 30 bizneseve, të cilat bëjnë biznes në tokën e Komunës, janë politikanë e biznesmenë që kanë marrë tender nga Komuna e Prishtinës. /Zëri/.

Image

Image

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/biznes-me-token-e-komunes-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala