Bima që kushton më shumë se ari

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Iran prodhohet Shafrani, i cili kushton më shumë se gramët e metalit më të çmuar, arit.

Eksportimi i tij është bllokuar për shkak të sanksioneve që ndërkombëtarët i kanë vënë Iranit për armët bërthamore.

E njohur dhe e kërkuar shumë në botë, ajo zakonisht njihet si Ari i Kuq. Me 65 dollarë për gramë, Shafrani, mund të jetë më i kushtueshëm se metali i çmuar.

Vlera e tij është mbajtur e lartë, për shkak të punës së rëndë që kërkon përpunimi i tij, shkruan CNN.

Për të prodhuar një kilogram Shafran, nevojiten 200,000 rrënjë të mbledhura nga 70,000 mijë Crocus Sativa.

Shafrani prodhohet në Iran, atje ku tradita e kultivimit të tij është afër 3000 vjet e vjetër. Ky vend prodhon 90% të të gjithë Shafranit në botë.

Kjo bimë kërkon kushte të veçanta të kultivimit dhe mund të përdoret në kuzhinë, kozmetikë dhe në mjekësinë tradicionale.

Por ky biznes, ka hasur në vështirësi në vitet e fundit. Kjo për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, që i janë vënë Iranit për shkak të armëve bërthamore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bima-qe-kushton-me-shume-se-ari/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala