Bilfinger teme mes Mustafës e Merkelit

Në një intervistë në emisionin Debat në Radio Televizionin e Kosovës, Kryeministri Mustafa, është pyetur për çështjen e propozimit për investim në sektorin energjetik në Kosovë nga Kompania gjermane Bilfinger.
Ai ka qenë konsistent me deklaratat e mëhershme dhënë për Klan Kosova nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, Zëdhënësi i qeverisë Arban Abrashi dhe Ministri i Financave, Avdullah Hoti, se kjo kompani nuk e kishte të gatshëm deklarimin financiar.
“Projekti Kosova e Re nuk ka asnjë ndërlidhje me propozimin e Bilfinger për Kosovën A. Bilfinger nuk kishte deklarime financiare”, ka thënë Mustafa.
“Unë kam biseduar edhe me kancelarin Angela Merkel dhe një projekt i tillë do të shqyrtohet në vazhdimësi”.