Bilfinger: Oferta për termocentralin “Kosova A” është 800 milionë euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Avni Kurshumliu, përfaqësuesi i kompanisë gjermane Bilfinger, e cila ka ofertuar që ta rimëkëmbë termocentralin Kosova A së bashku me disa nga blloqet e saj prodhuese, në Info Magazine në Klan Kosova, ka bërë të ditur se kabineti qeveritar i kaluar dhe i tanishëm nuk e kanë marrë shumë seriozisht ofertën e kësaj kompanie.

Ai ka bërë të ditur se tashmë është kryer studimi finananciar dhe ka treguar se cila është shifra e ofruar nga kjo kompani.

“Oferta është komplet 800 milionë euro, kurse qeveria duhet të sigurojë 300 milionë euro. Kosova do të ketë mungesa të energjisë, nëse nuk rindërtohet Kosova A dhe nuk fillohet ndërtimi i Kosovës së Re”.

“Programi i Bilfinger i është prezantuar kabinetit qeveritar të Isa Mustafës. Ish ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli u tregua joserioz karshi ofertës së Bilfinger, kurse ministrat aktualë Blerand Stavileci dhe Avdullah Hoti, ende nuk kanë bërë asgjë rreth projektit”, ka thënë përfaqësuesi i kompanisë gjermane Bilfinger.

Ai ka bërë të ditur, se ky projekt për rimëkëmbjen e termocentralit që prodhon energji në Kosovë, do të zgjaste 6 vjet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bilfinger-oferta-per-termocentralin-kosova-a-eshte-800-milione-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala