Bilanci i të plagosurve nga shpërthimi në Turqi

01:09
Ministri i Shëndetësisë të Turqisë, Mehmet Müezzinoğlu, në lidhje me sulmin terrorist në Beyoğlu të Stambollit ka pohuar se “aktualisht kemi humbur 4 qytetarë tanë”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nga 36 të plagosur 7 prej tyre janë ende në situatë serioze. Ndërsa 4 të plagosur ndodhen në procesin e operacionit. Shpresoj se nuk do të kemi humbje të tjera. Sipas informacioneve që na kanë mbërritur theksohet se mes të plagosurve ndodhen 12 persona me nënshtetësi të huaj”- u shpreh Müezzinoğlu.
Ndërsa prefekti i Stambollit, Vasip Şahin, në lidhje me çështjen e njoftimeve për kërcënime me bombë u shpreh se: “Çështja nuk është tek njoftimet, por tek një çështje e cila është përhapur me shpejtësi në median sociale se edhe në vende të tjera të Stambollit si Nişantaşı, Bayrampaşa etj..ka patur shpërthime të bombave. Që nga ky moment nuk ka një lajm apo ngjarje të tillë”.
Ndërsa në lidhje me të dyshuarit, prefekti Şahin ka pohuar se “aktualisht tani është shumë herët. Hetimet po kryhet në të gjitha dimensionet e tij. Kjo është ajo çka mund të deklaroj për momentin”.
11:48
Ministri i shëndetësisë në Turqi ka njoftuar se 36 njerëz janë plagosur nga sulmi me bombë në një nga zonat turistike të Stambollit dhe shtatë prej tyre janë në gjendje kritike.
Ministri Mehmet Muezzinoglu ka thënë se 12 prej të plagosurve janë shtetas të huaj.
Nga raportimet e para thuhet se sulmin e ka kryer Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Deri më tani është konfirmuar vrasja e katër personave.