BIK-u nuk ia ka friken kërcënimeve të ISIS

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, gjatë një aktiviteti që u mbajt me rastin e shënimit të ditës së mjedisit ka thënë se Bashkësia Islame do të jetë një derë e hekurt për të gjitha personat që e kërcënojnë atë.
Komentet e tij erdhën pas publikimit të një dokumentari propagandistik për Ballkanin nga seksioni për media i ISIS-it, Alhayat Media Center, në të cilin pjesëtarët e tij shprehin akuza dhe kërcënime ndaj jobesimtarëve në Ballkan i cili fillimisht u publikua nga Klan Kosova.
Dy shqiptarët që flasin në të janë Abu Bilqis (Al Albani), dhe Abu Muqatil (Al Kosova) ku ky i fundit e dha edhe një porosi për jobesimtarët në Ballkan, transmeton Klan Kosova.
“I dërgoj mesazh taghutave (*taghut – ata që i adhurojnë idhujt, por jo Allahun) të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe gjithë Ballkanit: mos mendoni se ne e kemi harruar për zullumin të cilin ju ia bani myslimanëve”.