BIK nuk largon Shefqet Krasniqin

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryesia e BIK-së, përmes një kumtese për medie, njofton opinionin dhe besimtarët e saj se Dr. Shefqet Krasniqit nuk i është ndërprerë marrëdhënia e punës në BIK, pra ai, vazhdon të jetë profesor i rregullt në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, aty ku edhe ka qenë më parë.

Ndërsa, për sqarim, e ritheksojmë se Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës të njëjtit ia ka ndërprerë kontratën e punës me honorar si ligjërues në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Vendimi i Këshilli të BI-së së Prishtinës është në përputhje të plotë me të gjitha aktet normative në fuqi, thotë kumtesa dhe shton se “fton besimtarët tanë që mos të bien pre e spekulimeve dhe manipulimeve që janë duke qarkulluar këto ditë nëpër qarqe të ndryshme përmes rrjeteve sociale se gjoja BIK ka përjashtuar nga puna Shefqet Krasniqin.

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka qenë një muaj në paraburgim, me dyshimin e bazuar për prishje të rendit kushtetues. Ai ka qenë i arrestuar me grupin e imamëve më 17 shtator të vitit të kaluar, transmeton koha.net.

Ndërkohë Krasniqi ishte liruar nga paraburgimi dhe i ishte shqiptuar masa e arrestit shtëpiak. Por edhe kjo masë më vonë i ishte zbutur dhe zëvendësuar me paraqitje në polici një herë në javë. Atij po ashtu i është ndaluar kontakti me persona të caktuar dhe mbajtja e ligjëratave në ambientet e kulteve fetare.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bik-nuk-largon-shefqet-krasniqin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala