Big Brother përjashton edhe një banor

Pas largimit të Edisonit, Big Brother Albania 8 ka përjashtuar edhe banorin tjetër, Sokolin. Përjashtimi ishte për arsyje të njëjta- debati që ata patën ndërmjet vete. Ai ka kërkuar falje publikisht, madje edhe Edisonit të përjashtuar më herët, por kjo nuk i ka mjaftuar ‘Vëllait të madh’. Ai e përjashtoi me arsyetimin se sjellje të tilla nuk mund të tolerohen në skena televizive live.