Bien të hyrat në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2014 ishin 1,349.5 milion euro.  Krahasuar me vitin e kaluar ka një rënie prej 0.5% të të hyrave.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, që paraqesin 74% të totalit të të hyrave. Ndërsa, pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Kështu thuhet në publikimin e statistikave të Llogarive Qeveritare të Kosovës për vitin 2008-2014., publikim ky që paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Në vitin 2014 totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme ishte 1,512.1 milion Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: pagat dhe mëditjet, me pjesëmarrje 32%; formimi i bruto kapitalit fiks, me pjesëmarrje 27%; kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje 19%; konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 12%; ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bien-te-hyrat-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala