Bien nga sistemi dy blloqe, rryma po importohet

Autori:Avdyl Pajaziti

KEDS sh.a. njofton se rreth orës 13:45 të ditës së sotme kanë rënë nga sistemi njëherësh të dy blloqet e TC Kosova B.

Pasi të gjitha proceset në sektorin e energjisë bëhen në pajtim me planifikimet paraprake, kjo ka rënduar furnizimin me energji elektrike, kur dihet se këto dy njësi përbëjnë rreth 70 për qind të prodhimit vendor.

Rënia e tyre ka shkaktuar një mungesë të menjëhershme të mbi 500 megavatë/orë, thotë kumtesa zyrtare.

Njësia B1 është rikthyer pas dy orësh, përkatësisht rreth orësh 15:30, ndërsa njësia B2 planifikohet të rikthehet në orët e hershme të ditës së enjte, përkatësisht rreth orës 6 të mëngjesit të nesërm.

Sipas paralajmërimeve të gjeneruesit, kjo do të ndodhë për shkak të kërkesës së Termokosit që të intervenojë në çështjet e ngrohjes më avull.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bien-nga-sistemi-dy-blloqe-rryma-po-importohet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala