Bien çmimet e Samsung

Autori:Avdyl Pajaziti

Samsung është duke u munduar të rivalizojë drejtpërdrejt me Apple me disa lirime të fundit të cilat ajo i ka bërë për telefonat e saj.

Gjiganti korean tashmë e ka liruar koston e Galaxy S6 edge+ për 150 funta, dhe tani ky model kushton £599 në variantin me 32GB memorie.

Kjo e bën telefonin e famshëm të Samsung për 20 funta më të lirë sesa modeli i 16GB iPhone 6s Plus.

Samsung e ka liruar edhe koston për S6 edge, i cili tashmë kushton 619.

Telefoni me dy skajet e lakuara nga Samsung e ka fituar titullin si telefoni më i mirë nga T3 për vitin 2015, ndërsa duket se i njëjti do të vazhdojë të marrë edhe çmime tjera deri në fund të vitit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bien-cmimet-e-samsung/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala