Bieber: Kosova, zonë e rëndësishme e ISIS’it për rekrutim

Autori:Zekirja Shabani

Shteti Islamik e cilëson Ballkanin, e në veçanti Kosovën, si zonë të rëndësishme për rekrutim të luftëtarëve të vet. Kështu është thënë në emisionin “Fakt” të televizionit gjerman ARD

Më tej në emision u tha se Shteti Islamik rekruton luftëtarë përmes video-materialeve në gjuhën shqipe dhe atë boshnjake, mbi të gjitha në Kosovë dhe bën thirrje për sulme terroriste, transmeton Koha.net.

Eksperti për Evropën juglindore, Florian Bieber nga Universiteti i Grazit, vlerëson se video-porosi të tilla nuk kanë cak vetëm myslimanët e Ballkanit, por edhe ata që vijnë nga zona tjera të Evropës perëndimore.

“Shumica e këtyre njerëzve nuk e dinë gjuhën arabe, prandaj video-incizimet në gjuhën shqipe apo atë boshnjake janë instrument i rëndësishëm për rekrutim”, vlerëson Bieber, përcjellin mediat gjermane.

“Në ndërkohë, Kosova është bazë e rëndësishme e Shtetit Islamik dhe një numër i konsiderueshëm i luftëtarëve vijnë nga atje, ku papunësia është në shifra të larta”, vlerëson më tej Bieber, transmeton Koha.net.

Mediat raportojnë gjithashtu se Ballkani është zonë interesante edhe për skenën islamike të Gjermanisë dhe theksojnë se salafistët gjermanë kanë mbledhur para për fshatin boshnjak Gornja Maoca, për të cilin thuhet se shërben si qendër e rëndësishme për rekrutim të luftëtarëve për Shtetin Islamik.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bieber-kosova-zone-e-rendesishme-e-isisit-per-rekrutim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala