Bie vlera e euros pas shpalljes së rezultateve të referendumit në Greqi

Vota “Jo” e qytetarëve grekë ndaj kushteve të kredidhënësve ndërkombëtarë në referendumit që u zhvillua dje në këtë vend, ka shkaktuar rënien e vlerës së valutës euro në tregjet e Azisë.
Kanali televiziv BBC njoftoi se pas shpalljes së rezultateve të referendumit të Greqisë në lidhje me reformat ekonomike në këtë vend sipas kërkesës së kredidhënësve ndërkombëtarë, ka rënë dukshëm vlera e euros në tregjet ndërkombëtare, sidomos në tregjet financiare të Azisë.
Të hënën në mëngjes në tregjet e Tokios euro është shkëmbyer me 1.10 dollar. Si pasojë e kësaj ngjarje, ka rënë edhe indeksi i bursave të Koresë së Jugut, Tajvanit, Singaporit dhe Malajzisë për 1%.