Bie tavani i klasës gjatë mësimit, lëndohen disa nxënës (FOTO)

Disa nxënës janë lënduar, 3 prej të cilëve më rëndë në një incident që ka ndodhur ditën e sotme në Shkollën Fillore “Faik Konica” të fshatit Sllupçanit në Komunën e Likovës në Shqipëri.
Sipas burimeve të Portalit Albeu.com, sot paradite gjatë kohës që nxënësit e klasës së 7-të ishin duke zhvilluar mësim në lëndën e gjuhës shqipe me mësuesen Maide Jashari, papritmas mbi nxënësit ka rënë tavani i klasës duke lënduar shumicën e nxënësve prezent në klasë.
Siç shihet edhe nga fotografia e mësipërme, tavani ka rënë në mes të klasës, ndërsa stafi i shkollës është mobilizuar menjëherë duke i dërguar nxënësit e lënduar në klinikat më të afërta.
Sipas burimeve, shumica e nxënësve kanë pësuar lëndime të lehta dhe trauma nga ngjarja ndërsa 3 prej nxënësve kanë dëmtime më serioze në trup.
Vlen të theksohet se restaurimi i shkollës “Faik Konica” është bërë para rreth një viti ndërsa ngjarja e sotme tregon nevojën e hetimeve nga ana e Komunës së Likovës dhe Ministrisë së Arsimit për cilësinë e punimeve të kryera. /albeu.com/