Bie sasi e madhe e dheut në Stantërg

Autori:Avdyl Pajaziti

Gazeta Fjala merr vesh se një sasi e madhe e dheut dhe gurëve është rrezuar në rrugën Stantërg- Bajgorë, në pjesën veriore të vendit.

Sipas informacioneve që Gazeta Fjala ka siguruar nga banorët e asaj zone nuk ka të lënduar apo dëme tjera materiale, pos bllokimit të rrugës.

Lajmin e konfirmoi për Gazeten Fjala edhe Avni Zaiti, zëdhenës i policisë. “Ka ndodhur një shëmbje rreth orës 18:30. Policia është në vendin e ngjarjes”, tha Zaiti.

Rënia e dheut dhe gurëve është e konsiderueshme dhe rruga nuk pritet të zhbllokohet të paktën deri nesër. Fshatrat e Bajgorës nuk janë të bllokuara sepse mund të përdorin një rrugë tjetër alternative.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bie-sasi-e-madhe-e-dheut-ne-stanterg/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala