Bie nga sistemi Qendra e Regjistrimit, krijohen tollovi të mëdha

Autori:Gazeta Fjala

 

Qytetarët të cilët kanë dashur sot t’i regjistrojnë automjetet e tyre në Qendrën e Regjistrimit në Prishtinë, nuk kanë mundur të bëjnë një gjë të tillë sot.

Kjo për shkak se rrjeti i cili mundëson futjen e të dhënave në sistemin e regjistrimit ka rënë, raporton Gazeta Fjala.

Zyrtarët të cilët punonin në Qendrën e Regjistrimit nuk kanë mundur të ju tregojnë qytetarëve se kur pritet të kthehet rrjeti i regjistrimit.

Ata kanë thënë se kjo punë varët nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Si pasojë e kësaj janë krijuar tollovi të mëdha e qytetarëve të cilët synojnë regjistrimin e automjeteve të tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bie-nga-sistemi-qendra-e-regjistrimit-krijohen-tollovi-te-medha/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala