Bie çmimi i Galaxy s6

Autori:Avdyl Pajaziti

Samsung ka ulur çmimin e Galaxy S6, në përpjekje për t’i kthyer përsëri njerëzit e zhgënjyer me këtë model.

Kompania ka ulur çmimin e këtij modeli për 100 funte në Mbretëri të Bashkuar. Modeli tjetër Galaxy S6 Edge nuk ka pësuar ulje të çmimit, dhe çmimi i tij mbetet i njëjtë.

Kjo ulje e çmimit ishte paralajmëruar në korrik, kur kompania bëri të ditur rezultatet zhgënjyese të modeleve të reja.

Shitjet e Samsung janë duke ‘u ngrënë’ nga modelet e reja të iPhone dhe modelet më të lira aziatike, thonë analistët. (Lajmi.net)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bie-cmimi-i-galaxu-s6/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala