Betohen 170 ushtarë të rinj për shërbim në FSK

Autori:Avdyl Pajaziti

Ceremonia e betimit dhe certifikimit u zhvillua në kazermën  “Skënderbeu”, të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së, në Ferizaj.

Në ceremoninë e betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së, ministri i MFSK-së, Demolli, e vlerësoi lartë këtë ceremoninë e betimit dhe të  certifikimin të rekrutëve të rinj, të cilët po i shtohen radhëve të FSK-së, thuhet në komunikatën e MFSK-së.

“Të dashur rekrutë të rinj dje, ushtarë të rinj sot, të rreshtuar para nesh, të mbushur me krenari, motivim dhe gëzim, duke reflektuar shpresën për një të ardhme më të sigurt, mos harroni se nuk ka mision më të shenjtë se detyra e juaj, ushtarë në shërbim të mbrojtjes së lirisë, paqes dhe demokracisë, vlera dhe parime këto për të cilat gjenerata të tëra u angazhuan dhe sakrifikuan shumë”, tha ai.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama  në fjalën e tij, tha se e di që rrugëtimi i rekrutëve ushtarëve të rinj nuk ishte i lehtë sepse gjatë kursit bazik ata kishin sfida fizike dhe psikike, por Ju, shtoi Komandanti i FSK-së ja dolët që sot të certifikoheni dhe të jepni betimin për të shërbyer si ushtarë të Kosovës.

Më tej,  gjeneral Rama tha se në këtë sfidë të përbashkët  ushtarët e rinj mësuan për disiplinën dhe për vlerat që duhet ti kenë ushtarakët, ata gjithashtu mësuan se si të përkujdesen për njëri tjetrin dhe si ta mbështesin njëri tjetrin gjatë zbatimit të detyrave sepse profesioni i ushtarakut  kërkon punë ekipore dhe vetëm si të tillë, pra si ekipe, mund ta përmbushim misionin me sukses.

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/betohen-170-ushtare-te-rinj-per-sherbim-ne-fsk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala