Beteja politike virtuale

Autori:Avdyl Pajaziti

Pushteti e opozita ndodhen edhe në luftë të zjarrtë virtuale, krahas përplasjeve që prej më shumë se gjashtë muajsh kanë demonstruar në institucione e rrugë. Është kjo luftë për dominim e “like”.

Në ballë të betejës së këtillë kundër Qeverisë, ndodhet Lëvizja Vetëvendosje . Një armatë aktivistësh të saj postojnë dhe komentojnë përmbajtje kundër pushtetit. Ka disa kohë që ka nisur të lansohen mesazhe të shkurtra, me të cilat përgënjeshtrohen qeveritarët për shumë premtime të dhëna. Ka të tilla që ia numërojnë fundin ekzekutivit, shkruan sot Koha Ditore.

Video të shkurtra të përcjella me mesazhe të shkruara, përbëjnë trend medial aktualisht. Të tilla i përhap edhe kjo parti. E fundit është postuar të martën. Në 33 sekonda…
Nga videot e këtij formati që ka zgjuar më së shumti interes, është ajo për “12 mashtrimet e Hashim Thaçit”. Brenda dhjetë ditësh është shikuar 341.000 herë dhe numëron 1.127 komente, 2.674 shpërndarje e 7.527 like.

Modeli i subjektit më të zhurmshëm opozitar është adoptuar edhe nga pushteti. Ndonëse nuk ka ndonjë llogari zyrtare shumë aktive në këtë luftë, eksponentë të Qeverisë pëlqejnë dhe shpërndajnë përmbajtje të një llogarie që s’dihet kush e menaxhon e që përhap mesazhe denigrimi për opozitën dhe personalitete që deklarohen kundër Qeverisë. Është kjo llogaria “Qytetarët në mbrojtje të Republikës së Kosovës”.

Nga videot më të ndjekura të kësaj llogarie, është një e postuar më 22 janar që mban këtë titull: “Republika në rrezik: E vërteta e dhunës në protesta!”… Më shumë se gjysmë milioni herë është shikuar dhe të mërkurën pasdite ka mbërritur 1.589 komente, 4.268 shpërndarje dhe 8.781 pëlqime.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/beteja-politike-virtuale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala