Beteja 10-vjeçare, çfarë duan përdoruesit e Apple dhe Android

Autori:Gazeta Fjala

Është një betejë e shpallur prej një dekade në internet. Përdoruesit e iPhone nuk do të lejonin kurrë që ekrani i tyre të prekej nga një Android. Ndërsa fansat e Android bënë ironi me snobët e Apple, duke deklaruar besnikërinë e tyre ndaj gjërave të Google.

E vërteta? Përdoruesit e Android dhe iOS kanë shumë gjëra të përbashkëta që asnjë grup nuk do t’i pranonte, shkruan Yahoo Tech.

Më herët këtë muaj, Yahoo Research zhvilloi një studim mbi 1 mijë përdorues smartphon-ësh në një gamë të gjerë temash. Gjysma e atyre që u përgjigjën thoshin se përdorin pajisje iOS, dhe gjysma tjetër, Android.

Ja se çfarë ka gjetur studimi:
Nga ana demografike përdoruesit e Apple kanë rrëfyer se janë më të mirëarsimuar dhe të bëjnë më shumë para. Përdoruesit e Android kanë tendencën të jenë më të vjetër, dhe të jetojnë në vende si shtetet veriore të SHBA-së apo Lindja. Por politikisht, ata janë pak a shumë identikë.

Por mes tyre janë gjetur dhe diferenca interesante.

Superheronjtë
Përdoruesit e smartphone të të gjithë llojeve do të zgjidhnin mes Superman dhe Batman. Përdoruesit e iPhone ishin më të prirur drejt Njeriut të Hekurt, ndërsa ata të Android në favor të Dark Knight.

Fast Food
Të dy llojet e përdoruesve bien dakord në një pikë: ata dashurojnë picën. Pak më shumë se një e treta e secilit grup dëshirojnë ushqimin kinez. Me një diferencë të vogël 12 me 9 për qind, përdoruesit e Apple janë fansa të mëdhenj të sushit.

Pijet alkoolike
30 për qind e të dy grupeve ishin dakord për një birrë të ftohtë në fund të një dite të lodhshme. Por 13 përqind e përdoruesve të verës ishin për një gotë verë të bardhë, dhe 36 për qind e fansave të Android për pije të përziera./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/beteja-10-vjecare-cfare-duan-perdoruesit-e-apple-dhe-android/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala