Besnik Tahiri: Asociacioni çrregullon Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Besnik Tahiri i AAK përmes një postimi në Facebook i është përgjigjur Marko Gjuriqt, që drejton zyrën për Kosovë në Qeverinë e Serbisë se Asociacioni I Komunave Serbe çrregullon Kosovën.

Ky është postimi i tij i plotë

“Në qoftë se konstituimi i Asociacionit të Komunave Serbe në vendin tonë është kushti kryesor i qeverisë së Beogradit, misioni ynë në Prishtinë është të pengojmë themelimin e një institucioni që në esencën e vet statutare ka çrregullimin e sistemit politik dhe qeverisës të Republikës së Kosovës.

Ky Asociacion nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive, nuk duhet të merr rol të sistemit rajonal të qeverisjes dhe mbi të gjitha mos të bie ndesh me Kushtetutën tonë!

Gjuriqi me keto deklarata definitivisht nuk po kontribuon në integrimin e komunitetit serb, në të kundërtën po thellon ndarjen!”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/besnik-tahiri-asociacionit-i-komunave-serbe-crregullim-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala