Besnik Mustafa thotë se po kërcënohet nga anëtarë të Vetëvendosjes

Autori:Gazeta Fjala

Besnik Mustafa, djali i Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë kërcënuar atë personalisht dhe familjen tij.

“Trimat e VV më kanë kërcënuar edhe mua dhe familjen time”, ka shkruar Mustafa, duke shtuar se kërcënimin ndaj ti e ka paraqitur edhe në polici.

“Një pjese të tekstit e shlyejta për hirë të publikut, sepse është një fjalor banal. Atë do t’ua prezantoj organeve te ligjit”.

“Pos atyre qe i kame shlyer, Alban Morina i VV kërcënon: ‘Kena me ju kall me benzinë, nga sot po të them ruaje kokën mos u end shlirë’”.

alban morina

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/besnik-mustafa-thote-se-po-kercenohet-nga-anetare-te-vetevendosjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala