Besnik Berisha nuk tërhiqet

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-udhëheqësi i Divizionit të Prodhimit të Dokumenteve në Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve, Besnik Berisha për të cilin policia ka kallëzim penal, krejt kjo sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka dërguar reagim ndaj asaj që është thënë nga Ministria.

Ky është reagimi i plotë i Besnik Berishës dërguar medieve:

“Te nderuar

Nuk kam bere kurrefare “zbulimi te fshehtesise zyrtare”,por kam bere “zbulim te hajnise zyrtare”

MPB ne vend qe te kerkoj nga policia hetim te denoncimeve te mia per keqperdorimet e publikuara,MPB ndikon ne polici si agjencion i pavarur per te ngritur kallzim penal ndaj meje me qellim te fshehjes se keqperdorimeve te denoncuara dhe per te me mbyllur gojen te mos flas.

Edhe njehere theksoj se jane bere keto keqperdorime :

– jane ndrruar specifikat teknike te tenderit te fundit per furnizim me pasaporta ne kundershtim me udhezimet administrative ne fuqi

– jane nxjerre nga perdorimi makinat e personalizimit te pasaportave me vlere 1 milion e 700 mije euro dhe sot i mbulon pluhuri ne korridore

– jane shkatrruar mbi 17.000 pasaporta dhe mbi 10.000 leternjoftime demi mbi 170.000 euro

– jane pranuar mbi 300.000 pasaporta dhe 100.000 leternjoftime pa pasur hapsire per ruajtje kualitative

– qe tre muaj qytetaret nuk mund te paisen me patentshofere sepse nuk ka kartela blanko

– kualiteti i shtypjes se patentshofereve ka rene ne % te konsideruar

MPB fillimisht me ka pezulluar per tre muaj me pagese 100% deri sa kane ndikuar te policia per te me ngritur kallzim penal.

Po pres se a do te kete mundesi te ndikohet edhe te prokuroria te me ngritin aktakuze per “zbulim te hajnise zyrtare”.”/Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/besnik-berisha-nuk-terhiqet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala