Besimtarët musliman ndihmojnë skamnorët e Prishtinës [Foto]

Autori:Avdyl Pajaziti

Besimtarët muslimanë, përkatësisht xhemati i xhamisë së Pavarësisë në Kodrën e Trimave, për nder të muajit të Ramazanit ka bërë shpërndarjen e 300 pakove ushqimore në vlerë prej 50 euro për secilin pako, transmeton Gazeta Fjala.

Shpërndarja e ndihmave u udhëhoq nga imami i kësaj xhamie, Nexhmi Hoxha,i cili së bashku me xhematin e tij shpërndanë pakot për skamnorët e qytetit të Prishtinës. Kjo nuk është hera e vetme që këta besimtarë musliman kanë organizuar ndihma të tilla për skamnorët. /GazetaFjala/

11739509_979256988761565_419353667_n 11716021_979256948761569_1238377391_n

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/besimtaret-musliman-ndihmojne-skamnoret-e-prishtines-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala