Besimtarët katolik kremtojnë Pashkët

Autori:Zekirja Shabani

Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkët, që është momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera, që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit, ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, 3 ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Mbrëmë pak minuta pas mesnatës, në kishat katolike të të gjithë vendit, por edhe në Shqipëri, Maqedoni e Malin e Zi, besimtarët katolikë shqiptarë kanë ndjekur meshën e shenjtë të Pashkëve.

Në Prishtinë gjatë mesnatës në Katedralën “Nënë Tereza” u mbajt edhe mesha tradicionale.

Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës që drejtoi meshën tha se kremtimi i festës së Pashkëve ka filluar plotë një javë më parë.

Ai përmendi ikjet nga Kosova e edhe krimin e korrupsionin duke potencuar se po keqpërdoren të mirat e përbashkëta.

Dodë Gjergji ftoi të gjithë që të punojnë me dashuri pavarësisht padrejtësive që përjetojnë dhe që nuk kanë kushte.

Foli edhe për përgjegjësitë shoqërorë dhe politikë, ku tha se duhet ndryshojnë mendësinë egoiste dhe dëshirën lakmitare.

Dodë Gjergji tha se asnjëherë nuk duhet dorëzuar dhe gjithmonë duhet pasur shpresë.

Duke uruar për shumë mot e me zemër t’ bardhë Pashkët, mesha përfundoi pas dy orë e gjysmë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/besimtaret-katolik-kremtojne-pashket/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala