Besiana Kadare tregon për prapaskenat e votimit në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova shënoi fitoren e parë për anëtarësimin në UNESCO pasi Këshilli Ekzekutiv rekomandoi anëtarësimin e saj. Padyshim është një fitore për Kosovën, por edhe një sukses i diplomacisë shqiptare.

Mbi këtë çështje u diskutua me ambasadoren e Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare, që përmes një lidhje me “Skype” në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” tregoi më shumë për lobimin që misioni shqiptar ka bërë pro-Kosovës.

Kadare u shpreh se nuk ka pasur shumë surpriza në votim, përveç një vendi i cili kishte premtuar që do të abstenonte, por në të vërtetë kishte dalë kundër. Po ashtu, për ambasadoren e Shqipërisë në UNESCO zhgënjyese ishte edhe fakti që Egjipti, Japonia dhe Korea e Jugut, vende të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, u rreshtuan kundër anëtarësimit.

Sa i përket Këshillit të Përgjithshëm që do të mblidhet në muajin nëntor, ku do të merret vendimi final për anëtarësimin e Kosovës, Kadare u shpreh optimiste se tashmë 2/3-at e votave, të cilat kërkohen për të miratuar propozimin e Këshillit Ekzekutiv, janë siguruar. /Top Channel/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/besiana-kadare-tregon-per-prapaskenat-e-votimit-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala