Bernard Nikaj fluturoi me biletë prej 6.800 euro për Japoni

Bernad Nikaj nuk ka qeverisur shumë kohë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Por për një kohë të shkurtër ai ka lënë gjurmë në këtë insrtitucion, duke keqpërdorur paranë publike.
Nikaj kursimtar i parës së shtetit nuk ka qënë fare, kur ishte në pyetje udhëtimi jashtë vendit.
Drejtues të Ministrisë së Tregtisë kanë treguar për Gazetën Fjala, se Nikaj për një udhëtim zyrtar në Japoni ka paguar fiks 6 mijë e 843 euro.
E më e keqja del se për këtë udhëtim ministri me flokë kaçurrel nuk ka pasur as ftesë e as agjendë.
Një vërejtje për këtë shpenzim të parasë në bileta e ka dhënë edhe Auditori i Përgjithshëm në raportin për MTI-në.
“UA 2004/07 rregullon çështjen mbi udhëtimet zyrtare që i realizojnë shërbyesit civil me qëllim të përdorimit sa më ekonomik dhe efikas të mjeteve financiare. Gjithashtu, ky UA e specifikon klasën ekonomike të udhëtimit me aeroplan. MTI, ka devijime nga këto procedura pasi që në një rast ka paguar biletën e udhëtimit të klasës biznes për Japoni në vlerë prej 6,843 euro”, thuhet në raportin e Auditorit për vitin 2014./Gazeta Fjala/.