Bërllogu po hiqet, “Mos t’shoh ma tu gjujt!” (Foto)

Atë që nuk e bëjnë institucionet përgjegjëse po e bëjnë vullnetarët e “Let’s Do It Kosova”. Të shtunën ata kanë pastruar edhe dy deponi të tjera në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ku morën pjesë afër 100 vullnetarë, nga Let’s Do It Kosova si dhe nga vetë banorë të lagjes. Përveq kësaj punëtorë dhe makineri u siguruan nga ndërmarrja “Uniteti”.
Fushata do të vazhdoj me organizimin e aksioneve të tjera në javën vijuse, në Podujevë, raporton Gazeta Fjala.
Let’s Do It Kosova u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve si dhe vetë qytetarëve që të mirren më seriozisht më problemin e mbeturinave, duke mos i hudhur ato vend e pa vend.
Këtë vit porosi e aksioneve për ruajtjen e mjedisit është “Edhe mos t’shoh ma tu gjujt!”./Gazeta Fjala/