Berjani: Shteti le ta vendos çmimin e naftës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ndryshe nga shtetet tjera në gjithë botën ku çmimet e naftës kanë shënuar rënie të dukshme dhe atë rreth 50 për qind më lirë, në Kosovë çmimi i naftës vazhdon të jetë ende i lartë.

Përfaqësuesit e naftëtarëve mos uljen e çmimit të naftës e arsyetojnë me faktin se akciza është më e lartë se në vendet e rajonit si dhe ende nuk kanë krijuar kompani e cila furnizohet nga kompanitë e mëdha ndërkombëtare .

Kryetari i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë për Indeksonline se kompanitë kosovare furnizohen nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Bullgaria.

Fadil Berjani- Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

“Nga të gjitha këto vende do të thotë se ne nuk jemi furnizues direkt nga kompanitë e mëdhaja. Prandaj Kosova ka nevojë për rregullator ku do të ishte nën kontroll çmimi ,sasia, dhe cilësia”, ka thënë Berjani.

Naftëtarët janë duke kërkuar nga shteti i Kosovës që t’ua përcaktoj çmimet që sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani kjo do të ishte në të mirë të qytetarëve.

“Në mungesë të një kontrolli të vetë shtetit sa i përket çmimeve dhe lëvizjeve që bëhen jo të arsyeshme dhe ankesave të qytetarëve ne pranojmë që shteti të merret me rregullimin ose përcaktimin e çmimeve do të ishte e mirë për qytetarë do të stabilizohet tregu i naftës dhe mundësit do të ishin më të vogla që të stimulohen ata të cilët kontrabandojnë naftë dhe shesin me çmime të ndryshe”, ka thënë Berjani për Indeksonline.

Berjani ka shtuar se në vendin tonë është një treg i pakontrolluar i derivateve dhe se modeli më i mirë për tregun e naftës në Kosovë është modeli i Maqedonisë ku ata e kanë rregullatorin dhe ky sektor është nën kontroll shtetëror ku nuk ka hapësirë për keqpërdorime dhe manipulime.

“Rregullatori i derivateve duhet të formohet dhe besoj në punën e qeverisë Mustafa se do jetë një sukses të cilën përveç naftëtarëve është duke e kërkuar edhe qytetari që të ketë rregull të mirëfilltë në këtë sektor”, u shpreh Berjani./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/berjani-shteti-le-ta-vendos-cmimin-e-naftes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala