Berjani: MTI u thotë “hajnave” na pritni se po vijmë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka cilësuar si skandaloze veprimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për paralajmërim të kontrollit ndaj naftëtarëve. Ai ka thënë se me këtë gjest MTI u ka thënë hajnave “na pritni se po vijmë”.

“Inspektorët e MTI-së duhet të bëjnë kontrolla të paralajmëruara. Ky veprim është vetëm spektakël medial. Kështu MTI po iu thotë hajnave mos dilni me vjedh sot se jemi duke ardhur të ju kontrollojmë”, ka thënë Berjani për Gazetan Fjala.

Ai tregon se MTI nuk është e obliguar me ligj që ti parlajmëroj naftëtarë për kontrollë. Madje ai thotë se ka autoritet të plotë që kontrollët ti bëjë sa herë të dojë dhe pa asnjë paralajmërim.

Ministria e Tregtisë gjatë ditës së sotme ka nis një aksion për kontrollim të kompanive të derivateve. Ky aksion i bërë publikë në media ka nisur nga ora 9:00 e mëngjesit. Sipas MTI kontrolla ka të bëjë më cilësinë dhe sasinë e derivateve që shiten në Kosovë./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/berjani-mti-u-thote-hajnave-na-pritni-se-po-vijme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala