Berisha: Thaçi po dështon si ministër i Jashtëm, merret me ironizime provinciale

Autori:Avdyl Pajaziti

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha, ka komentuar ftesën e Thacit që ia ka bërë liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj për të marrë pjesë në shkruarjen e statutit të Asociacionit dhe të jetë prezent në komision për Demarkacionin.

Berisha është shprehur se nuk ka asgjë befasuese nga kjo deklaratë e Thaçit,pasi ky i fundit në pamundësi të ushtrimit të detyrës si ministër i Jashtëm po merret me gjera të tjera.

Ja postimi i plotë i Anton Berishës në Facebook:

HASHIM THACI

“Kemi propozuar që Aleanca të merr pjesë në shkruarjen e statutit të Asociacionit dhe në komision për Demarkacionin’.

KOMENT:

Asgjë befasuese në deklaratën e Hashim Thaçit. Në pamundësi të ushtrimit të detyrës së ministrit të jashtëm, për të vizituar shtete të rëndësishme, ai merret me vizita në Klinë, në sqarim të kolegëve partiakë për çështje të bastisjeve dhe merret me ironizime provinciale që dëshmojnë mungesën e zhvillimit të vetëdijes intelektuale e shtetërore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/berisha-thaci-po-deshton-si-minister-i-jashtem-merret-me-ironizime-provinciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala