Berisha: Të tërhiqet kryeministri ose të mbahet referendum

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Nismës për Kosovë Zafir Berisha ka thënë se Komisioni për Legjislacion duhet të nxjerrë Ligjin për Referendum.

Sipas tij, përmes referendumit, qytetarët mund të votojnë nëse janë pro krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Isa Mustafa duhet të tërhiqet sepse Kosova nuk është e tij. Në të kundërtën, duhet të nxirret si alternativë Ligji për Referendum. Nëse qytetarët vendosin pro ‘Zajednicës’ ne do t’i duartrokasim. Isa Mustafa nuk e ka marrë votën për të krijuar asociacione, por për ta qeverisur vendim edhe për çështje të rëndësisë së veçantë”, ka thënë Berisha për Epoka e Re.

Duke folur për mbështetjen e ndërkombëtarëve, Berisha thotë se ai është takuar me ndërkombëtarët.

“Kush po thotë se nuk kemi mbështetje? Para tri ditësh jemi takuar me ndërkombëtarët dhe ata më kanë thënë se keni të drejtë”, ka thënë Berisha.

Ndërkaq, duke folur për një takim të mundshëm me kryeministrin Isa Mustafa, deputeti Berisha thotë se me Mustafën, opozita nuk do të ulet që t’ia “dëgjojë pallavrat e tij”, por nëse ulen do ta diskutojnë gjenezën e problemeve.

“Num mund të shkojmë në takim me Isa Mustafën për t’i dëgjuar pallavrat e tij ashtu siç ka tentuar të bëjë atë ditë në Kuvend. Opozita është e gatshme të ulet në tryezë për ta diskutuar në gjenezë problemin dhe për t’i dhënë zgjidhje problemit, por ju për t’u informuar nga Mustafa se çfarë ka nënshkruar sepse e dimë se çfarë ka nënshkruar”, ka thënë Berisha.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/berisha-te-terhiqet-kryeministri-ose-te-mbahet-referendum/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala