Berisha: Sami Lushtaku viktimë e Hashim Thaçit

Autori:Gazeta Fjala

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha ka fajësuar liderin e PDK-së, Hashim Thaçin për rastin e Sami Lushtakut dhe luftëtarëve të tjerë, të cilët gjenden në burg.

“Adresa është Hashim Thaçi për këtë që po ndodhë me z. Lushtaku dhe qindra luftëtarë tjerë dhe për të tjerët që pritet me ju ndodhë në të ardhmen e shpejtë”, thotë Berisha, transmeton PrizrenPress.

“Ky tip po shihet se e ka mision që çdo gjë që është vlerë kombëtare në Kosovë do me përdhosë me qëllimin që me lehtë me akomoduar Serbinë dhe mbeturinat e saj në Kosovë, vetëm e vetëm me shpëtu vetveten nga të zezat qe ia ka bë vendit”.

“Tendenca për me fajsu EULEX-in lidhur me rastin e Sami Lushtakut është tendencë që me i ikë fajtorit kryesor lidhur me Lushtakun dhe luftëtarë që padrejtësisht janë trajtu në mënyrën më jo njerëzore nga e ashtuquajtura drejtësi, ku kanë bërë eksperimente me ndjenjat e luftëtarëve dhe vlerat e këtij vendi e që ky fajtor është Hashim Thaçi”, thotë ai

“Me rëndësi është që të potencohet se edhe Lushtaku ka hesht kur është eksperimentuar me luftëtarët e UÇK-së, që nga 1999, duke menduar se atij nuk do t’i vjen rendi, siç janë edhe disa duke menduar. Verbërisht i ka qëndruar mbrapa atij që është fajtori kryesor për atë që ka ndodhë, e po ndodhë dhe do të ndodhë me luftëtarët e UÇK-së.  Kujtoni rastin ‘Kiqina’. Ramdani që mbahen në mënyrë të pa drejt tash e 14 vite në burg, dhe askush nuk e ka ngrit zërin”, ka thënë deputeti Berisha.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/berisha-sami-lushtaku-viktime-e-hashim-thacit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala