Berisha: Rama bllokoi vendosjen e shtatores së presidentit Rugova në Tiranë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se kryeministri Edi Raman nuk po lejon të vendoset shtatorja ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në Tiranë.

Ky është postimi i plotë i Berishës në Facebook:

Edvin Kristaq Rama bllokon vendosjen e shtatores se Presidentit Rugova ne Tirane

Te dashur miq, ne nje akt antikombetar te mirefillte, Edvin Kristaq Rama prej me shume se dy muajve ka bllokuar, duke urdheruar keshilltaret e tij bashkiak, vendosjen ne nje shesh ne Tirane te shtatores se presidentit Rugova, veper e skulptorit Idriz Balani, perzgjedhur nga nje konkurs nderkombetar organizuar per kete qellim ne Prishtine.

Bllokimi i vendosjes se permendores te ish presidentit Ibrahim Rugova eshte nje akt i turpshem, deshmi e urrejtjes aterore e piktorit deshtak ndaj intelektualit, politikanit, misionarit me te madh politik ne historine tone kombetare dhe arkitektit te pavaresise se Kosoves.

Me kete akt antikombetar, Edi Rama, njeriu qe i vendosi çelesin e arte te Tiranes fameziut Bregoviç, hakmerret ndaj presidentit Rugova te cilin sipas dokumentavee zyrtare eterit e tij donin ta vrisnin ne vitin 1991, vetem se mbeshteti PD dhe Sali Berishen. Pasi hoqi nga Tirana shtatoren e Nene Terezes, per te cilen ai eshte shprehur me fjalet me te ulta, te cilat i perdorte i ati dhe bllokmenet e tjere kunder saj, Edi Rama shperthen me urrejtje ndaj Presidentit Rugova dhe bllokon vendosjen e permendores se tij ne qytetin e Tiranes! sb

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/berisha-rama-bllokoi-vendosjen-e-shtatores-se-presidentit-rugova-ne-tirane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala